Arrestohet shoferi nga Shkupi, dyshohet se shkaktoi aksidentin në lumin Lepenc

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka dhënë detaje për aksidentin e së shtunës që ka ndodhur në rrugën Shkup – Bllacë, mes dy veturave e tipit “VW Touran”, me targa nga Shkupi dhe tjetrës “BMW” nga Kosova.
Si rezultat vetura me targa nga Kosova e tipit “BMW” e ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në lumin Lepenc.
Në një përgjigje nga MPB-ja e Maqedonisë së Veriut për Klankosova.tv bëhet e ditur se është arrestuar shoferi i veturës me targa nga Shkupi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.
Njëra nga anëtarët e familjes Pacolli ka arritur që të dal nga vetura.
“Pas aksidentit pasagjeri S.P është nxjerrë nga lumenjtë dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” ku nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime trupore”, thuhet në përgjigje.
Derisa tre anëtarët e tjerë të familjes po kërkohen ende.
”Ndërsa për tre pasagjerët e tjerë janë në kërkim nga Departamenti i Policisë Operacionale Speciale”.
/Shqip.com