Arrestohet njё person në Pejë, kanosi personat zyrtarë

Drejtoria Rajonale e Policisё në Pejё, ka bërë të ditur se dje më datё 14.07.2023, rreth orёs 19:20, ёshtё informuar se nё rrugën “ Mbretёresha Teutё” nё Pejё, një i dyshuar ka kanosur pёrmes telefonit dy prokurore tё shtetit.
Pas një pune intensive të policisë, kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarit dhe lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 14.07.2023, rreth orёs 19:20, ёshtё informuar se nё rrugën “ Mbretёresha Teutё” nё Pejё, i dyshuari ka kanosur pёrmes telefonit dy (2) Prokurore tё shtetit.
Policia menjёhere ka marrё masat e nevojshme duke kёrkuar tё dyshuarin (i njohur pёr Policinё), nё vendbanimin e tij, mirёpo i njëjti nuk ёshtё hasur nga Policia.
Sot me datё 18.07.2023, pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, ёshtё arritur tё identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar.
Lidhur me rasti ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet pёr 48-orё.
/Shqip.com