Arrestohet një serb për “vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës”
Publikuar:
(11.05.2024 17:35:12)

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale “që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’’.
Gjithashtu, ndaj të arrestuarit S.M., Prokuroria Speciale tha se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura.
/Shqip.com