Arrestohet një person për kontrabandim me migrantë dhe posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili barte me veturë 4 shtetase sirianë që dyshohet të jenë migrantë të parregullt.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:10.
Policia njofton se gjatë kontrollimit të personit të dyshuar mashkull kosovar i janë gjetur dy qese të vogla me gjithsej 122 gramë substancë narkotike të dyshuar të llojit ‘marihuanë’.

I dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.
“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore për trajtim të mëtutjeshëm procedural ndaj migrantëve, ndërsa në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është iniciuar rasti “ Kontrabandim me migrantë” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton më tej policia./SHQIP.com