Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij
Publikuar:
(11.08.2022 09:05:43)

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë pasi dyshohet që ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.
Siç ka raportuar Policia e Kosovës, tretman mjekësor kanë marrur dy femra ku njëra është viktimë dhe tjetra anëtare e familjes e dyshuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, ndaj familjarëve të tij. Si pasojë, tretman mjekësor kanë pranuar viktima femër kosovare dhe e dyshuara femër kosovare-anëtarë të familje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, rasti është në proces hetimor./Shqip.com