Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se dhunoi një të mitur
Publikuar:
(27.03.2023 09:29:52)

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se e ka dhunuar një të mitur.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare- e mitur”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje potencohet se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/Shqip.com