Arrestohet një person në Jarinjë
Publikuar:
(28.03.2023 21:32:35)

Një person është prangosur në pikën kufitare në Jarinjë.
Sipas njoftimit të policisë, M. J., dyshohet për disa veprat penale si: krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.
“Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kufitar Jarinje, është ndaluar një mashkull kosovar (M. J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore. Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
/Shqip.com