Arrestohet një person në Aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet se falsifikoi leje qëndrimin e një shteti tjetër

Një person, me nënshtetësi të huaj, është arrestuar të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimin se ka falsifikuar dokumentin e udhëtimit, njofton Shqip.com.
Përmes një njoftimi në Facebook, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të dokumenteve kanë ngritur dyshimin se i dyshuari ka falsifikuar leje qëndrimet e një shteti tjetër.
“Policia e Kosovës, konkretisht Autoritetet e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ sot më 13.09.2021, në orët e paradites gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll efikas të kufirit kanë ndaluar një person mashkull, shtetas i huaj nën dyshimin për “falsifikim të dokumenteve”, i cili bashkë me disa persona tjerë tentonte të udhëtoj për në relacione tjera.
Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari është ndaluar për procedurat e mëtejme, kurse lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe është inicuar rasti për “falsifikim të dokumentit./Shqip.com