Arrestohet një person, i vuri zjarrin pikës grumbulluese të mbeturinave
Publikuar:
(01.06.2022 08:51:12)

Një person i moshës së mitur nga qyteti i Gjakovës është arrestuar nga Policia e Kosovës
Sipas raportit të Policisë i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Gjakovë pasi që dyshohet se i ka vënë zjarrin pikës grumbulluese të mbeturinave.
Ngjarja ka ndodhur gjatë datës 25 maj rreth orës 10:00 të mëngjesit.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Shqip.com