Lajme

Arrestohet një person, dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Peran të Podujevës.

I arrestuari dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran të Podujevës.Nga zjarri fillimisht dyshohet se është përfshirë një dyqan (mobileri),  në katin e sipërm të një pompe derivatesh dhe më pas zjarri ka filluar të marr përmasa më të gjera të shpërndarjes, duke përfshirë edhe pompën e derivateve. Pas hetimit preliminar, në koordinim me prokurorin e shtetit, është arrestuar një person”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu raportohet në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, policia, të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit si dhe evakuimin e personave të atë zonë.

I dyshuar, është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është inicuar rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

/Shqip.com