Lajme

Arrestohet nëna në Mitrovicë, e keqtrajtoi fëmijën një vit e gjysmë

Ilustrim

Është arrestuar një grua nga Mitrovica, pasi që e njëjta ka keqtrajtuar fëmijën e saj një vjet e gjysmë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se fëmijën ia kanë dhënë nënës së të dyshuarës.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta është takuar duke e keqtrajtuar fëmijën e saj  një vit e gjashtë muaj. Fëmija iu është dhënë në përkujdesje  nënës së të dyshuarës”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

Sipas PK-së e dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje./Shqip.com