Arrestohet në Shqipëri 45-vjeçari nga Kosova, dyshohet se dhunoi nipin e tij 8-vjeçar

Komisariati i Policisë në Berat ka arrestuar 45-vjeçarin, B.K., nga Kosova pasi që është i dënuar me burg për veprën penale sepse kishte kryer marrëdhënie seksuale me nipin e tij 8-vjeçar, përcjell Shqip.com.
Sipas njoftimit të Policisë në Shqipëri, ai është arrestuar në pikën kufitare në Morinë pasi që ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë në Berat.
“Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e policisë së Pikës Kufitare Morinë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. K., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest’ në burg, për veprën penale ‘Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’ “, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Policia njoftoi se ai ishte shpallur në kërkim pasi që bazuar në ekzaminimet mjeko-ligjore, deklaratat e fëmijës dhe të nënës së tij dyshohet që ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturin 8-vjeçar./SHQIP.com