Lajme

Arrestohet në Morinë 48-vjeçari nga Istogu, ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane

Policia Kufitare në Morinë, ka arrestuar mëngjesin e së dielës një shtetas nga Kosova, i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për grabitje dhe kanosje.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar A. D., 48 vjeç, banues në Istog, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga ‘’NCB Wiesbaden’’ Gjermani, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosja”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia e Kukësit bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957./SHQIP.com