Arrestohet në Lipjan babai që dyshohet se keqtrajtonte djalin
Publikuar:
(22.12.2021 09:41:53)

Policia e Kosovës njofton se të martën e 21 dhjetorit ka arrestuar në Lipjan, një person i cili dyshohet se ka keqtrajtuar djalin e tij në mitur.
Viktima një ditë më parë e kishte denoncuar të atin në polici për kanosje.
Rasti është hapur si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
“Ankuesi mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është kanosur nga babai i tij. Me datën 21.12.2021 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./SHQIP.com