Lajme

Arrestohet në Kosovë personi që mundësonte në Serbi pajisjen me dëshminë e rrejshme të vaksinimit

Ilustrim

Një person me iniciale B.M është arrestuar nga Policia e Kosovës, të hënën – pasi dyshohet se i njëjti merret me veprimtari të kundërligjshme të pajisjes me dëshmi-pasaportë e rrejshme të vaksinimit Covid- 19 në Serbi.

I dyshuari kundrejt shumës së pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid-19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Republikës së Serbisë.

Lexo edhe:
Sigurimi shëndetësor për policët ende mbetet premtim në letër

Me këto veprime personi i dyshuar i lartcekur me iniciale (B.M.), dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

Vaksinimi anti-COVID’19

Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria kompetente ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejme.

”Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore të parandalojë veprat penale dhe me profesionalizëm të luftojë çdo veprim të kundërligjshëm që cenon sigurinë apo shëndetin e qytetarëve të vendit në një mënyrë apo tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në të kaluarën ka pasur dyshime se testet për COVID-19 janë  falsifikuar nga laboratorë në Kosovë. /Shqip.com