Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i ARRSH, Evis Berberi

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi u lakua ditën e djeshme për dhënie dorëheqjeje, teksa arrestimi i tij ka ndodhur orët e mbrëmjes së kaluar me kërkesë të SPAK.
Të paktën 3 urdhër arreste me burg mes të cilëve edhe biznesmeni Valter Begaj, janë firmosur nga GJKKO me kërkesë të organit të proçedurës pasi ky i fundit ka zbardhur disa paligjshmëri.
Atij i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë edhe shuma parash e sendesh me vlerë.
SPAK nisi javët e fundit hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018, dhe dyshoher për transferim fiktiv me qëllim që të shmangte konfliktin e interesit, pasi do të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Emri i tij është lakuar dhe denoncuar edhe sa i takon ushtrimit të detyrës.
/Shqip.com