Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Vërmicë të Prizrenit
Publikuar:
(21.06.2022 11:00:13)

Është arrestuar një person i dyshuar për vrasjen që ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Vërmicë të Prizrenit.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është shtetas Sirian dhe ishte gjetur i plagosur rreth orës 16;00 të së shtunës.
“Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull shtetas Sirian i cili ka qenë në trajtim mjekësorë pas përfundimit të tretmanit mjekësor, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK.
Gjatë ekzaminimit në vendin e ngjarjet ekipi i Krim teknikes kanë gjetur një armë zjarri, një karikator me gjashtë fishek, një telefon dhe disa gëzhoja.