Lajme

Arrestohet një serb, ishte i përfshirë në sulmin me armë ndaj personave zyrtarë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten ka arrestuar një serb me inicialet M.A. i cili ishte në kërkim për përfshirje në një sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, rast ky i kryer kohë më parë.

Me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka thënë tutje se do të vazhdojë angazhimet dhe aktivitetet e saja në realizimin e objektivave policore, përfshirë edhe arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave të kërkuar edhe ky arrestim dëshmon se askush nuk mund t’i ikë drejtësisë dhe herët a vonë do të përballet me forcën e ligjit.

/Shqip.com