Lajme

VIDEO/ Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për vjedhjen e monopatinave.

Në ngarkim të E.K, uniformat blu kanë dokumentuar 2 raste të vjedhjes të monopatinave dhe 1 rast i vjedhjes së një motomjeti.

Policia ka publikuar edhe pamjet të cilat kanë fiksuar momentin kur 28-vjeçari vjedh monopatinat dhe largohet menjëherë.

Të treja vjedhjet në kryeqytet 28-vjeçari i kishte kryer gjatë javës së fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 u vunë në ndjekje të rastit pas denoncimeve nga qytetarët dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mono 3”.

E.K mësohet se pasi i vidhte monopatinat dhe motorët, më pas i shiste.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/Shqip.com