Lajme

Arrestohet gruaja që tentoi të udhëtoj me pasaportë false në Aeroportin e Prishtinës

Aeroporti "Adem Jashari" në Prishtinë
Aeroporti "Adem Jashari" në Prishtinë

Policia e Kosovës bënë të ditur se të martën është arrestuar një grua e cila tentoi të udhëtoj më pasaportë të rreme, në Aeroportin “Adem Jashari”.

E dyshuara kishte tentuar të udhëtonte me pasaportë të një personi tjetër nga Republika e Shqipërisë.

Pasaporta shqiptare

“Pasaporta  është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar.”, raporton policia.

Siç njofton PK-ja, rasti shkon në procedurë të rregullt./Shqip.com