Arrestohet edhe një sulmues i gazetarëve
Publikuar:
(17.06.2023 17:43:54)

Ministri i Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur se policia ka arritur të arrestoj në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri.
Fjala është për serbin Dalibor Spasic.
“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, ka shkruar ai.
/Shqip.com