Lajme

Arrestohen tre persona në Prishtinë, iu sekuestrua edhe drogë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në lagjen Dardania të Prishtinës.

Siç ka bërë të ditur PK-ja personave të dyshuar iu është sekuestruar edhe substancë narkotike e llojit, marihuanë dhe kokainë si dhe gjëra të tjera.

“Sot rreth orës 02:30, në lagjen Dardania në Prishtinë, zyrtarët e stacionit policor Jugu kanë arrestuar tre persona të dyshuar dhe kanë sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhane 3.8 gram, kokainë 0.2 gram,19 tableta ekstazi, si dhe mulli për bluarje, qese për paketim të narkotikëve e fleta për mbështjellje të narkotikëve”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të gjithë personat e arrestuar janë të moshës 21 vjeçare.

Vlen të theksohet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit vetëm njëri prej tyre është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

/Shqip.com