Arrestohen tre persona, dëmtojnë një flamur në Graqanicë
Publikuar:
(30.05.2023 15:59:02)

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Policia ka njoftuar se pas pranimit të informatës lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graqanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, policia menjëherë ka nisur një hetim i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.
Ndaj personave të dyshuar: E.B, mashkull, 22 vjeç, Sh.V. mashkull, 22 vjeç dhe E.G, mashkull, 31 vjeç, është hapur rast, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Ndërsa, hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse.
/Shqip.com