Lajme

Arrestohen katër persona për fajde në Prizren

Policia e Kosovës

Katër persona janë arrestuar të mërkurën pasi që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Fajdeja”, përcjell Shqip.com.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren, e cila ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar para, vetura, armë, telefona, laptopë, kompjuterë, kontrata, regjistra të ndryshme dhe marrëveshje të nënshkruara mes të pandehurve dhe viktimave.

“Të njëjtit duke vepruar veç e veç, dyshohet se kanë vepruar me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete duke kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), viktimave të fajdesë nga të cilët shfrytëzojnë gjendjen e rënduar financiare, papërvojën e tyre dhe të njëjtëve u ofrojnë shuma të të hollave në formë të borxhit të cilët më pas i ngarkojnë me kamata të larta dhe të pa përballueshme”, njofton Prokuroria.

Tutje, në njoftim thuhet se me aktvendim të prokurorit, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë dhe Brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre./SHQIP.com