Lajme

Arrestohen katër persona, dyshohen për trafikim me qenie njerëzore

Arrestimi në Prishtinë, i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë si të dyshuar për përfshirje në “Trafikim me Qenie Njerëzore” dhe “Shërbime seksuale të viktimës së Trafikimit”.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, të hënën përmes një njoftimi.

Lexo edhe:
Zemaj i reagon Kurtit: I keni larguar nga puna 95 inspektorë

“Ky operacion policor ka vazhduar edhe sot me datë 30.08.2021, me ç’rast është identifikuar dhe arrestuar edhe personi i dyshuar i katërt nën dyshimin e kryrjes së veprave të njejta penale”.

“Lidhur me këtë rast janë identifikuar dy viktima të trafikimit të cilave i’u është ofruar mbrojtje dhe strehim i sigurt dhe po trajtohen në bazë të procedurave të parapara”.

“Personat e dyshuar me vendim të prokurorëve kompetent janë dërguar në mbajtje”. /Shqip.com