Arrestohen gjashtë persona në Pejë e Gjakovë, dyshohen për fajde

Prokuroria Themelore në Pejë dhe ajo në Gjakovë, së bashku me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar gjashtë persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “fajde”, njofton Shqip.com.
Përmes një komunikate, bëhet e ditur se pesë persona janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria e Pejës, kurse një person është ndalaur për 48 orë nga Prokuroria e Gjakovës.
Tutje, siç bëhet e ditur në komunikatë, gjatë këtij aksioni janë kontrolluar disa lokacione në Pejë, Deçan dhe Gjakovë, ku janë sekuestruar katër vetura, armëë, telefona e dokumente të ndryshme.
“Gjatë fazës hetimore, janë kontrolluar disa lokacione në Pejë, Deçan dhe Gjakovë, nga të cilat janë sekuestruar katër (4) vetura, telefona, dokumente, armë, para dhe prova tjera, si dhe janë bllokuar disa xhirollogari bankare të dyshuarave për shkak të veprës penale të lartcekur”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Prokurorisë./Shqip.com