Arrestohen gjashtë persona në Lipjan
Publikuar:
(08.12.2023 09:42:06)

Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmë në Lipjan, meqë janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje. Një prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se si provë materiale lidhur me rastin është konfiskuar një brisk.
“Lipjan 07.12.2023-18:00. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Si provë materiale lidhur me rastin është konfiskuar një thikë (brisk), ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa katër të tjerët janë liruar”, thuhet në raport.
/Shqip.com