Arrestohen dy persona për prostitucion në Pejë
Publikuar:
(07.06.2023 11:04:56)

Policia e Kosovës, ka arrestuar një kosovar dhe një shtetase të Shqipërisë, në Pejë.
Të dyshuarit, dyshohet se kanë kryer veprën “Marrje me prostitucion”.
“Është arrestuari i dyshuari mashkull kosovar dhe e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur”, thuhet në raport.
Tutje, policia ka njoftuar se në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.
/Shqip.com