Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohet se dhunuan një të mitur

Dy persona janë arrestuar në Gjilan pasi që dyshohen se kanë dhunuar një të mitur.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e tyre 24-orësh, thuhet se të dy personat e dyshuar janë të moshës madhore.
“Është intervistuar viktima femër kosovare e mitur e cila ka deklaruar se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj të moshës madhore”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje, PK-ja ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Kujtojmë se para disa ditësh është raportuar në media se një vajzë e mitur është dhunuar seksualisht nga pesë persona në një park të Prishtinës.
Të gjithë personat e dyshuar për rastin tashmë janë të arrestuar.
Por vlen të theksohet se e njëjta vajzë ishte zhdukur në qershor të qershorit. Lidhur me këtë rast janë arrestuar gjashtë persona të cilët dyshohen se e kanë dhunuar ne motele të ndryshme 11-vjeçaren./Shqip.com