Arrestimi i Ervin Matës në Brazil/ Po pushonte në një lokal në Sao Paolo, nuk bëri rezistencë
Publikuar:
(28.04.2026 11:47:20)
Ervin Mata është arrestuar në Brazil, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për rikthimin e tij në vend.
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e tij.
39-vjeçari po pushonte në një lokal në qytetin e Sao Paolo, në një zonë turistike.
Sipas burimeve, Mata nuk bëri rezistencë, por iu deklarua autoriteteve si paraguaian.
Mata rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK që prej vitit 2023 për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe drejtim të një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në disa shtete.
/Shqip.com