Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan
Publikuar:
(17.10.2021 15:49:51)

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se sot, e diel, rreth orës 14:40, nga Qendra Korrektuese Lipjan janë arratisur dy të burgosur me inicialet A.K dhe SH.XH.
Dy të burgosurit janë të dënuar me masë edukuese korrektuese, thuhet në njoftim.
A. K, është i dënuar me një vit për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa SH.XH është i dënuar me dy vite për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë, vjedhje”.
Sipas SHKK-së, aktualisht janë duke u bërë hetime se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës./SHQIP.com