Arnold Schwarzenegger divorcohet zyrtarisht pas 10 vitesh
Publikuar:
(29.12.2021 15:16:04)

Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver zyrtarisht janë divorcuar.
Çifti mbetën të ndarë për vite pasi gazetarja paraqiti kërkesën për divorc në korrik 2011 pas lajmeve se ai u bë me një fëmijë.
Aktori i Terminator mirëpriti një djalë, Joseph Baena, me shërbëtoren e tyre Mildred Patricia ‘Patty’ Baena, shkruan Daily Mail.

Divorci mbeti në harresë për një dekadë si për shkak të ‘mungesës së motivimit’ dhe një marrëveshjeje komplekse për zgjidhjen e pronave, me perandorinë e tij duke përfshirë një rezidencë në Brentwood, një shtëpi pushimi në Idaho dhe një numër pronash investimi.
Marrëveshja për pronën është konfidenciale, por raportoi se bëhet fjalë për 400 milionë dollarë të përfshira. Burime thanë se gjithçka u nda përgjysmë./SHQIP.com