Armëmbajtje pa leje, arrestohet një person
Publikuar:
(05.01.2022 13:24:12)

Një person në Pejë u arrestua – iu gjetën pistoletë dhe iu sekuestruan 14 fishekë e një karikator.
Kontrollimi i të dyshuarit është kryer papritur, deri sa policët ishin në asistim të inspektorëve sanitar.
Kjo ndodhi gjatë kontrollimit në një lokal në rrugën “Selmon Lajqi” në lidhje me monitorimin e zbatimit të masave anti-COVID, nga zyrtarët policorë është vërejtur se një person bën disa lëvizje jo normale.
Më pas edhe u kontrollua nga autoritet.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. /SHQIP.COM