Armaldo merr lajmin emocionues nga bashkëshortja
Publikuar:
(10.01.2023 23:13:46)

Tenori i njohur shqiptar Armaldo Kllogjeri, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ka rrëfyer për shumë momente nga jeta e tij.
Ai ka treguar një përiudhë të vështirë të jetës së tij, të cilën thotë se e ka përjetuar rëndë.
Armaldo kishte probleme me zërin e kjo e kishte bërë të largohet edhe nga opera.
Armaldo tha se çdo gjë varej nga zëri i tij edhe profesioni edhe të ardhurat e familjes.
Gjatë rrëfimit, ai poashtu ka përmendur bashkëshorten, e cila është në pritje të ëmbël.
Ai është surprizuar nga bashkëshortja në oborrin e shtëpisë dhe kanë zbuluar gjininë e foshnjës. Ata do të kenë një vajzë.
/Shqip.com