Arkeologu Baçe: Koha helenistike është e pastudiuar nga bota
Publikuar:
(10.04.2023 16:29:59)

Kultura helenistike u shfaq si një simbiozë e tre përbërësve të botës antike në atë kohë: maqedonase, helene dhe lindore ose orientale.
Kjo periudhë rezulton të jetë nga më komplekset e të pastudiuara dhe për të hedhur dritë. Arkeologu Apollon Baçe sjell në anglisht botimin “Ilyrian world”, në të cilën përfshihen arkitektura, ritualet dhe religjioni.
Këtë botim, arkeologu e përuroi mes kolegëve dhe miqve, shkruan Balkan Web.
Gjatë përurimit të librit, arkeologu Neritan Ceka dhe gazetari Roland Qafoku nënvizuan domosdoshmërinë e këtij botimi, për njohjen e historisë.
/Shqip.com