Rozë

Arjola Demiri reagon pas komenteve raciste ndaj partnerit të Adriana Matoshit

Aktorja Arjola Demiri dhe Ardiana Matoshi me të dashurin,

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, është mjaft aktive në rrjetet sociale duke postuar për jetën e saj private dhe atë profesionale.

Ajo ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, gjersa reagon pothuajse për çdo ngjarje aktuale.

Ajo së fundi në Instagram ka postuar disa imazhe të cilat kanë tërheke vëmendjen e mediave dhe publikut.

Ajo ka ndarë një fotografi të Adrianës dhe Keith, e cila në po të njëjtin postim mori komente të shumta raciste e ofenduese.

Pas kësaj aktorja ka reaguar publikisht në rrjetet sociale duke ju përgjigjur edhe disa komenteve të ndjekësve.

Fillimisht ajo ka postuar në Instagram një foto të Denzel Washington dhe Rihannas duke shkruar për secilin “Aktori që dua dhe adhuroj” dhe “Këngëtarja që dua dhe adhuroj”, të cilat morën po ashtu reagime nga publiku.

Më pas ka shpërndarë një foto të Keith dhe Adrianës me përshkrimin, “Vëllai shoku im që e dua shumë” dhe për Adrianën: “Deri në vdekje kundër gjithë botës dhe mullinjve të erës për lumturinë tënde dhe të gjithë njerëzve që dua”.

Pas gjithë kësaj nuk ka munguar edhe komenti i Ardianës e cila ka thënë se ai jo rastësisht ka ardhur në jetën e saj.

 “Jo rastësisht Keith ka ardhur në jetën time fatkeqësisht për me i nxjerr në pah fytyrat e njerëzve që urrejnë një njeri tjetër vetëm përse është me ngjyrë. Zoti i ka krijuar edhe ata njëjtë sikurse neve, edhe pse njerëzit e mirë i njeh si i njeh edhe ata të kqinjtë. Po tani po i shohim edhe ne”, ka shkruar ajo.

Ardiana më tej, e ka falënderuar atë për përkrahjen që ia bënë asaj çdo herë.

 “Faleminderit ty motër e dashur, prej ditës së parë më ke mbrojtur dhe ndihem shumë e fortë me ty. Të gjithë atyre që më urrejnë, ia dëshiroj lumturinë time dhe kam vetëm një dëshirë për ta: nga urrejtja të ju kthehet shpirti në paqe”, ka përfunduar deputetja dhe aktorja, Ardiana Matoshi./Shqip.com