Ardian Bujupi vjen me skena provokuese në klip me ish-konkurrenten e “Përputhen”
Publikuar:
(01.04.2022 09:22:04)

Ardian Bujupi ka publikuar projektin ‘Tranova’.
Pjesë e këtij projekti është ish-konkurrentja e “Përputhen”, Jasmin Kadriu, e cila ka marrë vëmendje me paraqitjen provokueset e skenat e nxehta bashkë me Bujupin.
Në bazë të disa imazheve të tyre të përbashkëta që u shpërndanë në rrjete sociale u përfol se mund të ketë diçka më shumë mes dyshes së famshme.
Mirëpo një gjë të tillë e ka lënë të hapur edhe Jasmina.

Kjo pasi në një intervistë ajo ka thënë se nuk do të tregojë nëse është apo jo në lidhje me këngëtarin.
Madje kjo e fundit ka udhëtuar në Gjermani ku është shoqëruar nga ai.
Ndryshe, projektin të plotë tashmë e gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Ardianit./SHQIP.com