Arbër Hajdari ironizon përsëri me Efi e Kiarën, kësaj here në rrjetet sociale
Publikuar:
(04.04.2023 09:26:48)

Efi dhe Kiara janë rikthyer këtë javë në Big Brother.
Dyshja që në hyrje u pyete se a do të vazhdojnë të luajnë lojën ndryshe nga që kanë bërë herën e parë.
Madje, u tha edhe të marrin nga një freskuese me vete t’i bëjnë fresk Luizit.

Por, hyrja e tyre la shumë për të dëshiruar, pasi dyshja u komentuan shumë për arrogancë këto ditë.
Pas kësaj kanë filluar kritikat, e një nga ta është edhe opinionisti, Arbër Hajdari.
Pa përmendur asnjë emër, Arbëri ka ndarë një status në Instagram ku shkruan “Shkodranët e kanë një shprehje të bukur: “Të hift vetja në qejf””.

/Shqip.com