Arben Ismajli tërhiqet nga gara për Kryeprokuror të Shtetit
Publikuar:
(11.03.2022 16:57:35)

Është tërhequr nga gara për Kryeprokuror të Shtetit, Arben Ismajli.
Kjo është bërë ditur nga Këshilli Prokurorial i Kosovs të cilat kanë mbajtur mbledhje gjatë ditës së premte dhe kanë rikonfirmuar listën e kandidatëve për Kryeprokuror të shtetit.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ftuar më 18 mars 2022 pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për intervistimin e tyre nga Paneli Vlerësues”, thuhet në njoftim.
Kandidatët e rikonfirmuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës janë:
- Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
- Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
- Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
- Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe
- Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit./Shqip.com