Arben Dedja boton librin “Tregimtari i madh”

Pas 4 veprash ku është vlerësuar edhe me çmim nga panairi i librit, shkrimtari Arben Dedja vjen para lexuesit me librin e tij më të ri “Tregimtari i madh”, ku tematikat që preken janë disa.
“Kësaj radhe e kam menduar disi ndryshe. Kam vënë së bashku tregime të zhanreve të ndryshme, për shembull një tregim fantastiko shkencor, një tregim historik. Një tregim fantastik, sipas përkufizimit të Teodorovit për fantastiken në letërsi”, tha Dedja.
Filli lidhës mes tregimeve është ideja e autorit për të qenë i ndryshëm nga një tekst në tjetrin. Dedja e ndan jetën mes mjekësisë e letërsisë.
“Deri tani në tregimet e mia, dy ishin temat kryesore, fëmijëria dhe mjekësia. Kësaj radhe unë vura vetëm një tregim që ka lidhje me mjekësinë. Gjithë te tjerat i vura me tematika të tjera, që të distancohem pak, që mos të përsëris vetveten e të mos bëhem i mërzitshëm edhe për lexuesin. Të zbavitem unë që shkruaj gjëra të ndryshme dhe lexuesi që lexon gjëra të ndryshme kur merr librin në dorë”, u shpreh Dedja.
Ndërsa panairi u mbyll, librat tani mund të gjenden në librari.
/Shqip.com