Rozë

Arbana Osmani apo Luana Vjollca? Ja ç’thotë bashkëpunëtori i tyre

Emisioni 'Goca dhe Gra"

Arbër Bytyqi është grimieri që ka punuar me pjesën më të madhe të figurave të famshme shqiptare.

Në këtë listë hynë edhe moderatoret Arbana Osmani dhe Luana Vjollca, gjatë emisioneve që ato kanë prezantuar në Top Channel.

Make up artisti ishte i ftuar në “Goca dhe Gra” ku ndër të tjera tregoi për bashkëpunimet që ka pasur me dy vajzat e njohura të ekranit.

Arbana Osmani

Por, a mund të bëjë ai një dallim mes të dyjave:

“Arbana me Luanën janë dy personazhe që krahasohen dhe as nuk kanë pika të përbashkëta. Me Luanën është muhabet krejt tjetër, kam marrëdhënie shumë të mira, ka vite që e njoh. E kam shoqe shumë të mirë, është kënaqësi të punosh me të. Sjell pozitivitet, është shumë ‘funny’.

Arbanën tani e kam njohur. Në fillim kam pasur pak frikë, sepse ka qenë natyrë pak më ndryshe, pak më serioze. Por tani kemi krijuar raporte shumë të mira. Është shumë profesioniste në punë, di çfarë do, të respekton kohën për grimin”.

Luana Vjollca

Të dyja i kam shumë xhan, thotë Arbri, dhe e mbyll përgjigjen me stil, duke thënë se secila e ka lezetin e vetë.

I pyetur se cila nga artistet e frymëzon më shumë kur e grimon, Arbri përmend këngëtaren Dafina Zeqiri.

Ndryshe, Luana ka thënë se shumë shpejt do të shohim në tv, ndërsa Arbana ka përfunduar me sukses edicionin e parë të Big Brother VIP./SHQIP.com