Kulturë

Aprovohet rregullorja për inventarizimin dhe përzgjedhjen e trashëgimisë kulturore për mbrojtje

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Është aprovuar rregullorja për inventarizimin dhe procesin e përzgjedhjes së trashëgimisë kulturore për mbrojtje.

Kjo u bë e ditur përmes njoftimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në rrjetin social Facebook.

“Rregullorja ka për qëllim të përcaktojë procesin e inventarizimit dhe procesin e përzgjedhjes së aseteve të trashëgimisë kulturore për mbrojtje si dhe të përcaktojë formularët për inventarizim. Formularët janë punuar mbi parimet dhe principet ndërkombëtarë të Icomos, Core, Data, Icom, Unesco dhe Historic England”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, rregullorja është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me institucionet dhe përfaqësuesit e komunitetit profesional.

Lexo edhe:
Shoshi: Rreth 250 objekte kulturore rrezikohen nga mos intervenimi

Ndërkaq, me miratimin e saj është krijuar bazë e konsoliduar ligjore dhe teknike, në mënyrë që mbrojtja e trashëgimisë kulturore të bëhet mbi parimet profesionale./SHQIP.com