Apple Watch Series 9 do të fuqizohet nga një çip i ri
Publikuar:
(09.05.2023 13:05:00)

Seria e re e orëve të mençura nga Apple pritet të fuqizohet nga një çip i ri që do jetë i bazuar në modelin A15.
Apple Watch Series 9, që pritet të mbërrijë brenda disa muajsh, do të ketë një procesor të ri në vend të diçkaje që është një version i rinovuar i çipit të mëparshëm.
Mediat raportojnë se çipi i ri do të bazohet në A15 SoC të Apple, i cili fuqizoi serinë e telefonëve iPhone 13.
Kjo pritet të sjellë përmirësime të performancës dhe efikasitetit në orën e re të Apple.
Apple pritet të prezantojë disa modele të teknologjisë mes 5-9 qershorit, derisa mbetet për t’u parë nëse gjigandi i teknologjisë do të zbulojë ndonjë gjë në lidhje me çipin e Watch Series 9.
/Shqip.com