Apeli i GJKKO lë në burg Erion Veliajn
Publikuar:
(09.06.2025 15:48:14)

U zhvillua seanca në Apelin e GJKKO ndaj Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, i cili u la në burg.
Nga burimet bëjnë me dije se kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në sallë.
Kryebashkiaku u përfaqësua nga avokati tij Ermir Beta. I pranishëm ishte Elman Abule me avokaten Romina Zano.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.
/Shqip.com