Lajme

Anulohet seanca gjyqësore ndaj Glauk Konjufcës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, edhe të mërkurën po vazhdon respektimi i  vendimit  të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), që puna e gjykatës të bëhet vetëm me shërbime esenciale, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nga burime të “Betimi për Drejtësi”, është bërë e ditur se edhe sot po vazhdon të respektohet ky vendim i marrë nga KGJK.

Ndryshe, në mesin e seancave që janë anuluar sot është edhe shqyrtimi gjyqësor në rastin ku kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvend.

Po ashtu, për sot ishte e paraparë të vazhdohej shqyrtimi gjyqësor në rastin ku ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica dhe tre zyrtarët e tjerë, Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini. po akuzohen për keqpërdorime në tenderin për autostradën e Gjilanit.

Në mbledhjen e 299-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), më 24 nëntor, është miratuar lista me shërbimet esenciale me të cilat do të punojnë tani e tutje gjykatat, deri në një vendim të radhës të Këshillit.

Ndryshe, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, në një konferencë për medie më 23 nëntor, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulojë vendimi, me të cilin iu ulen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Zogaj tha se kanë marrë vendim, me të cilin puna e gjykatave reduktohet dhe do të punohet vetëm me shërbime esenciale.

Po ashtu, edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mori vendim me të cilin reduktohet puna e Prokurorive dhe punohet vetëm me staf esencial.

/Shqip.com