Andi flet për Melisën, shprehet i penduar për lidhjen me të

Ndër çiftet më të përfolura të emisionit “Për’puthen”, janë Andi dhe Melisa.
Ata u komentuan shumë edhe pas daljes nga emisioni se ishin të vetmit që vazhduan lidhjen.
Mirëpo ata të dytë kanë deklaruar se janë ndarë edhe pse publiku ende është i interesuar për të mësuar më shumë rreth tyre.
Është Andi ai i cili së fundmi ka folur për këtë pjesë duke deklaruar se “e ka harruar Melisën”, dhe se tani është i lumtur.

I ftuar në një emision ai tha se është pishman për lidhjen me të dhe eksperiencën televizive.
“Jam bërë pishman që në hyrjen tek Për’puthen e deri tek lidhja me Melisën, nuk do të doja të ekzistonin nëse do ta ktheja kohën pas”.
Tutje Andi konfirmoi edhe romancën e re duke mos zbuluar detaje por vetëm se vajza nuk i përket botës së televizionit.
/Shqip.com