Ana rikthehet në Përputhen, provokon djemtë me veshje prej ‘infermiere’
Publikuar:
(29.12.2021 19:54:32)

Ana Lleshi është konkurrentja e radhës në emisionin e famshëm “Përputhen 3”.
Ajo ishte në edicionin e dytë, por që u përjashtua për shkak të daljes së saj me Arjonin, jashtë emisionit.
Sidoqoftë kësaj, ajo ka bërë një hyrje provokuese, duke u veshur si një infermiere.
Arsyeja e këtij veprimi është se u komentua shumë për barnat që i kishte dërguar ish-konkurrentit, ndërsa kjo është hera e fundit që ajo vepron si e tillë.
Me disa lëvizje që bëri, Ana mori edhe disa prej djemve të cilët i provokoi siç di ajo.
Përpos saj, në “Përputhen 3” do të rikthehet edhe Mevlan Shaba, gjë të cilën e ka konfirmuar producentja Olsa./SHQIP.com