Ambasadorja e SHBA-së për protestën në Tiranë: Tërhiquni nga dhuna ose do të mbani përgjegjësi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë thirrje nga organizuesit e protestës që të tërhiqen nga dhuna, ose do të mbajnë përgjegjësi.
Përmes një postimi në Twitter, Kim tha se SHBA-të janë të shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit.
U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.” shkruan ambasadorja Kim.
Ndërkaq, mbështetësit e Berishës kanë thyer me forcë derën e Partisë Demokratike, teksa ish-kryeministri ka bërë thirrje nga protestuesit për gjakftohtësi./SHQIP.com