Ambasadorja e ShBA-së në NATO takon Escobar diskutojnë për dialogun dhe veriun
Publikuar:
(09.01.2023 19:48:33)

Dialogu Kosovë-Serbi dhe VeriU i Kosovës ishin dy temat kryesore të takimit në mes të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Julianne Smith, dhe Gabriel Escobarit, të dërguaritë të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në Twitter.
“Bisedë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar për situatën në veri të Kosovës. SHBA mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.
Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.
/Shqip.com