Lajme

Ambasadori turk i shpreh Bislimit mirënjohje për solidaritetin e treguar gjatë tërmetit

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me ambasadorin turk, Sabri Tunç Angili

Në këtë takim, ambasadori turk ka shprehur mirënjohje ndaj Kosovës për solidaritetin e treguar kur Turqia u goditë nga tërmetet.

“Ambasadori u shpreh falënderues për mikpritjen në Kosovë si dhe theksoi mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe solidaritetin e ardhur nga Republika e Kosovës ndaj popullit turk në rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu, Bislimi ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshilli e Evropës dhe rrugëtimin e saj drejtë Bashkimit Evropian.

 “Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe për objektivat strategjike të Kosovës, siç janë anëtarësimi në Këshillin e Evropës, rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian, përfundimi i procesit të liberalizimit të vizave dhe aplikimi në Partneritetin për Paqe në NATO”.

Tutje, thuhet se palët potencuan dhe rëndësinë e nevojën për stabilitet, paqe dhe siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe biseduan edhe mbi procesin e dialogut.

/Shqip.com